string(67) "kim-zotohet-per-mbeshtetje-pa-kushte-te-luftes-se-rusise-ne-ukraine"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 9:37

Kim zotohet për “mbështetje pa kushte” të luftës së Rusisë në Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 9:37

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për “mbështetje pa kushte” për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë dhe tha se ai pret që Moska të dalë fitimtare, raportoi media shtetërore në Phenian më 5 qershor.

Koreja e Veriut është bërë një nga aleatet kryesore të Moskës gjatë luftës që Rusi mbi tre vjet më parë. Pheniani ka dërguar mijëra trupa dhe armë për ta ndihmuar Kremlinin që të dëbojë forcat ukrainasi nga rajoni kufitar rus i Kurskut.

Gjatë takimit me zyrtarin e lartë rus të sigurisë, Sergei Shoigu, të mërkurën, Kim tha se Pheniani do të “mbështesë pa kushte dhe do të përkrahë Rusinë dhe do të mbështesë politikat e saj të jashtme për të gjitha çështjet politike ndërkombëtare që përfshijnë problemin ukrainas”, raportoi media shtetërore, KCNA.

Kim “shprehu pritjet dhe besimin se Rusia, si gjithmonë, do të fitojë”, tha KCNA.

Sipas raportimit, palët janë pajtuar “të vazhdojnë zgjerimin në mënyrë dramatike” të raporteve.

Vitin e kaluar, Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruan një marrëveshje ushtarake, që përfshin edhe mbrojtjen reciproke, gjatë një vizite të rrallë të udhëheqësit rus, Vladimir Putin, në Korenë e Veriut.

Gjatë një vizite në mars, Shoiugu lavdëroi marrëveshjen, duke thënë se “përputhet plotësisht me interesat e të dyja vendeve”.

Afër 600 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve për Rusinë, sipas informacioneve të inteligjencës të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut po ashtu ka akuzuar Veriun se po dërgon sasi të mëdha armësh në Rusi, përshirë edhe raketa.

Në prill, Koreja e Veriut konfirmoi për herë të parë se ka dislokuar trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë dhe ka pranuar se i janë vrarë ushtarë gjatë luftimeve. /REL

aaaaa