Kim ndalon pallton e lëkurës: Nuk lejohet imitimi i udhëheqësit - Gazeta Express
string(62) "kim-ndalon-pallton-e-lekures-nuk-lejohet-imitimi-i-udheheqesit"

Kim ndalon pallton e lëkurës: Nuk lejohet imitimi i udhëheqësit

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:25

Koreja e Veriut u ka ndaluar qytetarëve të veshin pallto lëkure, pasi kjo veshje u bë e preferuara e liderit Kim Jong-un. Në vitin 2019, palltoja e lëkurës u vesh për herë të parë “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishin të etur të tregojnë besnikërinë ndaj liderit suprem.

Së fundmi, ky “imitim” duket se ka irrituar liderin, i cili ka nxjerrë në rrugë “policinë e modës” për të kontrolluar qytetarët nëse kanë veshur pallto lëkure, që po konsiderohet si cënim i autoritetit të liderit Kim.

Lexo Edhe:

Të rinjtë protestojnë duke thënë se i kanë blerë palltot me paratë e tyre dhe nuk ka asnjë arsye për t’i hequr.

“Policia i përgjigjet ankesave me argumentin se veshja e rrobave që ngjasojnë me ato të liderit, cilësohen si sfidë për autoritetin më të lartë”, ka thënë një burim për Radio Azia e Lirë.

“Kanë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës. Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, ka shtuar burimi.

Lideri korano-verior Kim Jong-un thuhet se i ka ndaluar qytetarët në Korenë e Veriut të veshin pallto lëkure – sepse ato po kopjojnë pamjen e tij të njohur. Palltoja prej lëkure është veshur gjithashtu nga motra e diktatorit Kim Yo Jong, e cila spekulohet të jetë pasardhësja e tij e zgjedhur, sipas raportimeve.