Kim Kardashian pozon tërësisht e zhveshur - Gazeta Express
string(41) "kim-kardashian-pozon-teresisht-e-zhveshur"

Rozë

Gazeta Express

27/02/2021 14:12

Kim Kardashian pozon tërësisht e zhveshur

Rozë

Gazeta Express

27/02/2021 14:12

Javën e shkuar Kim Kardashian firmosi letrat e divorcit nga Kanye West. Pas një periudhë të gjatë thashethmesh, mediat e huaja raportuan se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i kishte dhënë realisht fund martesës, prej gati një dekade, me reperin.

Burimet treguan se Kim i ka dhënë fund prej kohësh në mendjen e saj dhe s’po e vuan aspak faktin që po ndahet nga partneri i një jete.

Lexo Edhe:

Madje, ajo vetë e ka vërtetuar këtë me postimin e fundit në rrjete sociale.

40-vjeçarja ka pozuar topless për markën e saj “Skims” dhe i ka vënë flakën rrjetit!

Shumë komentues e kanë komplimentuar për pozën hot, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që është nënë e 4 fëmijëve dhe s’i kanë hije këto gjëra.

Të tjerë e morën si sinjal nga Kim për të treguar faktin që është single.

Mediat e huaja kanë raportuar se Kim ka kërkuar që të marrë kujdestarinë e 4 fëmijëve pas divorcit me reperin, por për të vegjëlit kanë nisur mosmarrëveshjet.

Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve, siç thonë burime për “People”.

“Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka.”-ka treguar burimi.

Pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.