Kim Kardashian di si të tërheqë vëmendjen me veshjet e saj të guximshme – por këtë herë, një detaj i vogël në pamjen e saj pariziane ndezi një stuhi komentesh në rrjet.
Ylli i reality TV, 44 vjeç, ndau të dielën në Instagram një seri fotosh nga qëndrimi i saj në Paris, ku kishte udhëtuar për të dëshmuar në gjyqin ndaj bandës që e grabiti nën kërcënimin e armës në 2016.
Në pamjet e fundit, Kim shfaqej e veshur me një pallto të verdhë me pupla, një bluzë me dantella dhe dekolte të thellë, taka ngjyrë nude – dhe… një kapelë sportive blu e errët, që shumë ndjekës e konsideruan tepër pa shije.
Fotot, të titulluara thjesht “Një ditë në Paris”, shkaktuan komente të shumta ironike dhe të ndara nga ndjekësit e saj.
Komentet e fansave:
🔹 “Paraqitje couture në orën 5, ndeshje bejsbolli në orën 6,” komentoi një ndjekës me ironi.
🔹 “Fustani është mahnitës… por pse kapela? Është qesharake.”
🔹 “Nuk e kuptoj… një kapelë me një veshje kaq elegante? (emotikon që qan). Gjithsesi është shumë e bukur.”
🔹 “Kjo kapelë (emoji kapelë blu) e prish komplet pamjen,” shtoi një tjetër, duke përfshirë edhe një emoji që tregon zhgënjim.
🔹 “Më falni, por ky stil funksionon vetëm te Rihanna,” shkroi dikush tjetër, duke sugjeruar që vetëm ajo mund ta mbante një kombinim të tillë.
🔹 “Duhej të kishte veshur një kapelë Knicks apo Yankees,” tha një ndjekës me nota humori.
🔹 “Kjo veshje është thjesht e çuditshme,” përfundoi një tjetër.
Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbështetën stilin e pazakontë:
“E dua këtë look. Nuk jam fanse e madhe e kapelës, por gjithsesi, ajo duket shumë bukur!! Është interesante dhe argëtuese. Kjo është ajo që më pëlqen tek moda – është art, dhe jo të gjithë e kuptojnë.”
Kim kishte zgjedhur këtë veshje për një drekë me nënën e saj, Kris Jenner, javën e kaluar në Paris.
Dëshmia në gjyqin për grabitjen
Përtej debatit të modës, vizita e Kim në Paris kishte një arsye serioze.
Ajo dëshmoi në gjyqin ndaj grupit kriminal që në tetor 2016 e grabiti në një hotel luksoz në Paris, duke i vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 10 milionë dollarë, përfshirë një unazë diamanti.
Imazhet e reja tregojnë se, pavarësisht përvojës traumatike që kaloi, Kim ka vendosur të përballet me të kaluarën dhe të tregojë forcë – me stilin e saj të pandalshëm, edhe nëse ndonjëherë përfshin një kapelë që ndjekësit nuk e pëlqejnë. /GazetaExpress/