Kim Kardashian nuk është miliardere - Gazeta Express

Kim Kardashian nuk është miliardere

Rozë

Gazeta Express

02/07/2020 21:17

Sipas revistës së njohur Forbes, Kim Kardashian nuk është miliarder pavarësisht se Kanye West thotë se ajo është…Ky raport vjen pasi që revista tregoj se motra më e vogël e Kim, Kylie Jenner po ashtu nuk është miliardere dhe se ajo ka “bërë një tufë gënjeshtrash për këtë”

Ylli i emisioneve televizive, 39 vjeçarja ka një pasuri prej 900 milionë dollarë pasi që sapo ka arritur një marrëveshje me Coty INC për të shitur 20 për qind të kompanisë, që përfshin linjë make-up dhe parfume, për rreth 200 milionë dollarë.

Coty po ashtu ka blerë 51 për qind të aksioneve të Kylie për rreth 600 milionë dollarë vitin e kaluar.

Kylie (22) e kishte shpall “vetveten miliardere” po në Forbes më 2019 dhe 2020, por në maj revista e zhveshur nga ky titull duke e akuzuar atë se gënjeu për shifrat dhe “ju shmang tatimit” duke thënë se pasuria e saj është rreth 950 milionë dollarë.

Raporti i ri thotë se marrëveshja e re e Kim që pritet të përfundojë në çerekun e tretë fiskal të vitit 2021 do ta bëjë pronare të 72 për qind të aksioneve Kimin por pasi që nëna e saj, Kris Jenner ka në pronësi 8 për qind bën që ajo të mos e këtë statusin e miliarderes.

Ky lajm është interesant pasi që burri i Kim, Kanye kishte thënë të hënën se ajo “ka tashmë statusin e miliarderes”.

Coty është një kompani e licensuar për lëkurën, flokët dhe produktet për thonj.

Marrëveshja tregon që Kim vazhdon ta këtë në kontroll shumicën e biznesit të vet, duke shitur vetëm 20 për qind të aksionëve.

Nëse kompania paguan 200 milionë për një të pestën e brendit, kjo do të thotë se ata e vlerësojnë kompaninë si tërësi në një milionë dollarë.

Coty kishte blerë shumicën e kompanisë për bukurit të Kylie (51 për qind) më 2019 për 600 milionë dollarë në dallim nga Kim e cila do të jetë në krye të kompanisë së saj përsëri. /GazetaExpress/