string(55) "kim-kardashian-ne-bernabeu-takohet-me-presidentin-perez"

Futboll

Gazeta Express

26/08/2024 12:53

Kim Kardashian në Bernabeu, takohet me presidentin Perez

Futboll

Gazeta Express

26/08/2024 12:53

Ishte një vizitë e programuar sigurisht, por që i ka lënë të gjithë të befasuar.

Real Madridi e ka ndarë dje në rrjetet sociale një foto ku shihet presidenti i klubit, Florentino Perez i shoqëruar nga influencerja amerikane, Kim Kardashian.

“Kim Kardashian ka asistuar në lojën e kampionatit mes Real Madridit dhe Real Valladolidit në Santiago Berbabeu. Në fund të ndeshjes, influencerja e njohur amerikane e ka një foto së bashku me presidentin Florentino Perez”, njofton klubi spanjoll përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Pak më vonë u zbulua edhe motivi i vizitës: Kim Kardashian e ka vizituar stadiumin Santiago Bernabeu për t’ia mundësuar djalit të saj, Saint West për ta parë idolin e tij të madh, Vinicius duke luajtur.

Një nder që iu rezervohet fëmijëve të sektorit të të rinjve, por që në këtë rast përdoret edhe për fëmijët e personave “VIP”.

Zakonisht, kur Kardashian e ka parë ndonjë lojë, ai ekip nuk ka kaluar mirë në atë ndeshje, por kjo nuk vlejti edhe për Real Madridin… /Gazeta Express/