Kim Kardashian flet për frikën në Instagram - Gazeta Express
string(43) "kim-kardashian-flet-per-friken-ne-instagram"

Kim Kardashian flet për frikën në Instagram

Yjet

Gazeta Express

29/12/2021 22:49

Kim Kardashian ka postuar një mesazh të fshehtë në Instagram për frikën pasi pritet të jetë beqare duke u ndarë nga Kanye “Ye” West dhe filloi një lidhje me Pete Davidson

Kim Kardashian ka postuar një mesazh të koduar disa javë pasi që deklaroi se ishte beqare nga Kanye “Ye” West dhe romanca e saj me Pete Davidson po nxehet.

Lexo Edhe:

41 vjeçarja ka zgjedhur Sotryn në Instagramin e saj për të ndarë mesazhin se ajo është rritur me frikën.

“Një burrë nuk do të dijë çfarë në të vërtetë mund të bëjë derisa ai do të përballet me atë që e frikëson”, ka shkruar ajo.

“Frika ekziston për t’ju ndalur ju. Frika ekziston për t’ju bërë ju më të fuqishëm dhe me trim”.

“Merreni çdo problem si një sfidë me një qëllim që po ju ndodh si ndihmë që ju të rriteni”.

Postimi kriptik vjen pas një periudhe tranzicionale të jetës së Kim në fillim të këtij muaji ku ajo dorëzoi dokumentet legale për shkurorëzim dhe do ta bëjë atë një grua beqare porsa ti nënshkruajë gjyqatari.

Kim ka qenë e martuar më reperin 44 vjeçar, Kanye West prej vitit 2014 derisa ata kanë katër fëmijë së bashku. /GazetaExpress/