Kim godet me fotot e saj, West e sulmon përsëri - Gazeta Express
string(46) "kim-godet-me-fotot-e-saj-west-e-sulmon-perseri"

Kim godet me fotot e saj, West e sulmon përsëri

Yjet

Gazeta Express

05/10/2022 23:04

Kim Kardashian ka bërë magjinë me një fustan seksi Balenciaga…por Kanye West i është gjuajtur asaj me fjalë në faqen e Gigi Hadid, e cila mandej e quajti atë “bullist” – për shkak të një zënke për ditëlindjen e vajzës së tyre, Chicago

Kim Kardashian e ka dërguar sot (e mërkure) modën eksperimentale në një nivel të ri.

Lexo Edhe:

Në një seri fotosh që ajo ka postuar në Instagram, bukuroshja 41 vjeçare, ka bërë një punë magjike për një fustan që paraqet belin e hollë, modë që është punuar nga drejtori kreativ i Balenciaga, Demna Gvasalia.

Ajo rriti nuancat dhe hijet në këtë dizajnë, duke bërë kështu një paraqitje super elegante.

Por, dizajneri në këtë postim ka “etiketuar” edhe Gigi Hadid, në faqen e të cilës ka komentuar Kanye West.

“Do të dëshiroja çfarë këshillash kishin Gigi dhe Venus për këtë stil kur unë nuk e dija se ku është fëmija i im për ditëlindjen e saj”, filloi dramën Kenye në mëngjesin e së mërkurës, duke komentuar në faqen e Instagramit të supermodeles.

Gigi ishte shumë e ashpër në kundërpërgjigjen e saj.

“Do të dëshiroja që ju ta kishit një për qind të inteligjencës së saj. Ju nuk keni ide, hahaha. Në të vërtetë nëse ka një rrugë nga e cila ju mund të shpëtoni, ajo mund të ju shpëton. Sikur të ‘ftuarit’ në një emision dhe ju pengoni dikë që ta jap mendimin e tij? Lol. Ju jeni një bullist dhe ngucakeq”, ka shkruar Gigi. /GazetaExpress/