Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh - Gazeta Express
string(55) "kili-goditet-nga-nje-termet-i-fuqishem-prej-6-8-ballesh"

Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh

Gazeta Express

03/06/2020 12:16

Një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në pjesën veriore të Kilit, në Amerikën Jugore.

Dridhja e fuqishme ndodhi në rajonin Antofagasta rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale. Si pasojë e tërmetit, në disa qytete pati ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në bazë të pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, ndërtesat shihen duke u lëkundur si pasojë e dridhjes së tokës. Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar për pasoja në njerëz apo dëme të mëdha materiale.

Qeveria rajonale në Antofagasta tha se pa energji kanë mbetur qyteti Toconao dhe një lagje në San Pedro de Atacama.

Kili shtrihet në një rajon me aktivitet të lartë sizmik, që është pjesë e të ashtuquajturës “Unazë e Zjarrtë”, e cila shtrihet në Oqeanin Paqësor dhe tokat që shtrihet përreth tij.