Kika nis emisionin e tij pas përplasjeve me pronarin e televizionit, pjesë e emisionit edhe një konkurrent i “Për’puthen” - Gazeta Express
string(117) "kika-nis-emisionin-e-tij-pas-perplasjeve-me-pronarin-e-televizionit-pjese-e-emisionit-edhe-nje-konkurrent-i-perputhen"

Rozë

Gazeta Express

20/01/2021 10:15

Kika nis emisionin e tij pas përplasjeve me pronarin e televizionit, pjesë e emisionit edhe një konkurrent i “Për’puthen”

Rozë

Gazeta Express

20/01/2021 10:15

Pas ndarjes nga Valon Maloku në emisionin “It’s my Love”, Kika ka vazhduar me emisionin e tij, në një tjetër televizion dhe me të tjerë konkurrentë.

Mbrëmë është publikuar promo e emisionit të Kikës, në të cilin vërehet vetëm Elhemeja nga protagonistet të cilët ishin në emisionin e kaluar.

Lexo Edhe:

Në promon e publikuar shihet edhe Rexhepi, ish-konkurrenti i “Për’puthen” të sezonit të parë, i cili po ashtu nuk arriti që të rrëmbente zemrën e njërës nga vajzat.

Kika në “Express Rozë”, kishte treguar që do të ketë prurje të reja edhe nga emisioni “Për’puthen”, si Ana dhe Bearti, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Ai kishte deklaruar edhe se pjesë e emisionit do të bëhej ish-deputeti, Milam Zeka, por që një gjë e tillë është mohuar nga politikani. Ndryshe, Kika është përplasur me pronarin e televizionit, Valon Malokun, për drejtimin e emisionit. /Express/