Kida tregon titujt e këngëve të albumit të parë - Gazeta Express
string(47) "kida-tregon-titujt-e-kengeve-te-albumit-te-pare"

Muzike

Gazeta Express

14/12/2021 1:20

Kida tregon titujt e këngëve të albumit të parë

Muzike

Gazeta Express

14/12/2021 1:20

12 këngë pritet që t’i këtë albumi i ri i këngëtares Kida

Shumë spote dhe shumë këngë, por asnjëherë të përmbledhura në një album.

Lexo Edhe:

Por, për gjithçka ka një herë të parë. Kjo vlen edhe për këngëtaren Kida.

Këngëtarja ka treguar sot në rrjetet sociale se do të publikojë së shpejti një album ku janë të përfshira në të 12 këngë.

“Pas më shumë se një vit punë dhe angazhim jom super e lumtur me nda me juve datën dhe listën e këngëve të albumit tim të parë. Vullneti dhe dëshira që me ju pru juve diqka që secili e gjen vetën dhe knaqet tu e dëgju këtë album, nuk m’ka lon mu lodh gjatë kësaj kohe. Pasi që është albumi i parë kom dasht me bo pak ma personal dhe e kom titullu me emrin tim, lansohet për ditë të lindjës time edhe i ka 12 këngë si muaji i lindjës. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve, shpresoj që ju pëlqen albumi ❤️”, ka shkruar Kida në Instagram.

Kujtojmë se ditëlindja e Kidës është më datën 21 dhjetor të këtij viti. /GazetaExpress/