Kida publikon klipin e xhiruar në Dubai në bashkëpunim me Samra - Gazeta Express

Kida publikon klipin e xhiruar në Dubai në bashkëpunim me Samra

Rozë

Gazeta Express

21/05/2021 10:57

Kida ka publikuar projektin e ri të paralajmëruar prej kohësh.

Këngëtarja e njohur solli bashkëpunim me Samra, me titull “Lila”.

Kënga erdhi e realizuar edhe me videoklip fantastik, xhirimet e të cilit u realizuan në Dubai.

Për muzikën dhe beatin janë kujdesur Mixey dhe Apollo ndërsa teksti është shkruar nga Nuk dhe Samra.

Ky bashkëpunim vjen para atij të paralajmëruar mes Kidës dhe Ledri Vulës që pritet të publikohet së shpejti.