Kica-Xhelili: Sot pyetja është, a jemi për Byro në përputhje me Kushtetutën, apo për një Byro për diskurs elektoral - Gazeta Express
string(112) "kica-xhelili-sot-pyetja-eshte-a-jemi-per-byro-ne-perputhje-me-kushtetuten-apo-per-nje-byro-per-diskurs-elektoral"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 14:03

Kica-Xhelili: Sot pyetja është, a jemi për Byro në përputhje me Kushtetutën, apo për një Byro për diskurs elektoral

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 14:03

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur në Kuvendin e Kosovës lidhur me Projektligjin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se koncepti i pasurisë së pajustifikueshme dhe Byroja kanë qenë nisma të LDK’së.

“Vetë konceptin e pasurisë së pajustifikueshme e ka adresuar LDK-ja. Duke qenë se Byroja ka qenë inicim i LDk-së”, ka thënë Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo ka thënë se është dashur të bëheshin konsultime publike me ekspertë të fushës. Ajo tutje ka thënë se pyetja sot s’është se a je pro apo kundër Byrosë, por nëse do të bëhet Byro në përputhje me Kushtetutën apo nëse do të bëhet Byro që rrezikon të malltretojë të pafajshmit për diskurs elektoral.

“Një projektligj kaq vital s’ka pse të mos i nënshtrohej konsultimit publik. Prandaj sot pyetja s’duhet të jemi për apo kundër Byrosë, por a jemi për një Byro që funksionin sipas Kushtetutës, apo një Byro që rrezikon të malltretojë të pafajshmit vetëm për diskurs elektoral”, ka thënë ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement