Kica-Xhelili për VV-në: Kosova kurrë s'ka pasur shkelës më brutal të Kushtetutës - Gazeta Express
string(78) "kica-xhelili-per-vv-ne-kosova-kurre-ska-pasur-shkeles-me-brutal-te-kushtetutes"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:31

Kica-Xhelili për VV-në: Kosova kurrë s’ka pasur shkelës më brutal të Kushtetutës

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:31

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Kushtetuese sot ka folur dhe tregoi që kishin drejtë gjatë gjithë kohës.

Ajo ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur shkelës më brutal të Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese foli!  Kishim pasur të drejtë TËRË KOHËN! Albin Kurti, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës në secilën seancë që nga data 1 maj, kur na ka detyruar të votojmë për komision të fshehtë, duke na pamundësuar të votojmë Për/Kundër/Abstenojmë për kandidatin për Kryetar të Kuvendit”.

“Shkurt, e qartë!  Kosova kurrë nuk ka pasur shkelës më brutal, sistematik, me mungesë bazike të njohurive kushtetuese (me gjasë dhe të qëllimshme), të papërgjegjshëm e joetik se Lëvizjen Vetëvendosje, pa dallim”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express