Kica-Xhelili për pagat: S'është momenti që të dënohet dikush në këtë inflacion, qoftë edhe ligjshëm - Gazeta Express
string(97) "kica-xhelili-per-pagat-seshte-momenti-qe-te-denohet-dikush-ne-kete-inflacion-qofte-edhe-ligsjshem"

Kica-Xhelili për pagat: S’është momenti që të dënohet dikush në këtë inflacion, qoftë edhe ligjshëm

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 21:00

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se hapi i Qeverisë së Kosovës për të mos ekzekutuar pagat e mësimdhënësve, është i gabuar.

Ajo ka thënë se e ka parë me shumë shqetësim këtë zhvillim, pas pezullimit të grevës.

Lexo Edhe:

“E kam parë shumë me shqetësim, jo vetëm si LDK, por edhe personalisht. Për mendimin tim dhe të LDK-së, dialogu social nuk është ezauruar”, ka thënë ajo në Pressing të T7.

Deputetja ka vlerësuar se ky nuk është momenti për të dënuar mësimdhënësit, qoftë ky dënim edhe i bazuar në dispozita ligjore, e që sipas saj nuk është.

“Po ballafaqohemi me inflacion të skajshëm. Momentumi nuk është që të dënohet dikush, qoftë edhe ligjshëm”, ka deklaruar tutje ajo.

Sipas Kica-Xhelilit, është në të drejtën e komunave që të vendos për ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, ngase ato janë punëdhënëse të tyre.

“Qeveria po e sheh veten si punëdhënës të mësimdhënësve. Nuk është. Punëdhënëse e mësimdhënësve janë komunat. Qeveria është e obliguar ta ekzekutojë vlerën që kërkojnë komunat”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës ka dhënë sinjale se nuk do të ekzekutojë pagat për muajin shtator për mësimdhënësit, me arsyetimin se sipas Ligjit për Greva, punëtorët humbin të drejtat në kompenzim page nëse nuk mbajnë orët mësimore.

 Kica-Xhelili ka thënë se ky pretendim i qeverisë është i gabuar për nga aspekti ligjor. /GazetaExpress