Kica-Xhelili ironizon VV-në: Kur Gjykata u konvenon, nuk është “tejkalim norme” - Gazeta Express
string(75) "kica-xhelili-ironizon-vv-ne-kur-gjykata-u-konvenon-nuk-eshte-tejkalim-norme"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 18:27

Kica-Xhelili ironizon VV-në: Kur Gjykata u konvenon, nuk është “tejkalim norme”

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 18:27

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me ironi ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka komentuar se kur Gjykata Kushtetuese “shpiku” një afat shtesë prej 30 ditësh për votim — që sipas saj nuk ishte i paraparë në Kushtetutë — për VV-në nuk përbënte tejkalim të normës. Ndërsa sot, kur sipas tyre Gjykata “shpiku” kufizimin në tri herë të nominimit për kryeministër, konsiderohet shkelje.

“Kaq për njohuritë e tyre në llojet e interpretimit që mund t’i bëjnë Gjykatat Kushtetuese, sidomos në raste të jashtëzakonshme, kur nevojitet mbrojtja e interesit publik,” ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo e përfundon reagimin me një thumb ndaj VV-së, duke thënë se “s’do mend – kur juristët më të mirë i kanë ekonomistët.”

Theksojmë se Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në  pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.

Ajo gjithashtu ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëparshëm të saj.