Kiana Kryeziu s’arrin ta përfundojë garën me ski në Olimpiadën Dimërore - Gazeta Express
string(70) "kiana-kryeziu-sarrin-ta-perfundoje-garen-me-ski-ne-olimpiaden-dimerore"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/02/2026 13:54

Kiana Kryeziu s’arrin ta përfundojë garën me ski në Olimpiadën Dimërore

Sporte tjera

Gazeta Express

12/02/2026 13:54

Kiana Kryezia ka dalë nga shtegu në garën e disiplinës Super-G në Olimpiadën Dimërore, e cila po mbahet në Itali.

Në “Milano Cortina 2026”, skitarja kosovare nuk arriti ta përfundonte garën pasi doli nga shtegu, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtinasja ishte e parafundit që po e bënte lëshimin në këtë garë në tentimin e saj të parë në këtë kompeticion gjigant, i cili po mbahet në Itali.

Por, ajo do të mundohet t’i përmirësojë gabimet në sllallom dhe në sllallom të madh në ditët në vazhdim.

Duhet cekur se në Lojërat Olimpike Dimërore po merr pjesë edhe garuesi tjetër nga Kosova, Drin Kokaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement