Khedira: Nuk shoh arsye të largohem nga Juventusi - Gazeta Express

Khedira: Nuk shoh arsye të largohem nga Juventusi

Sport

Gazeta Express

29/05/2020 11:15

Sami Khedira po hyn në 12-mujorin e fundit të kontratës së tij në Juventus, pasi që kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2021. Megjithatë, përkundër kësaj, ai thotë se nuk sheh arsye të largohet nga gjiganti i Serisë A.

Mesfushori gjerman ka qenë pjesë e skuadrës nga Torino që nga viti 2015, kur u shpërngul në Allianz Stadium nga Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Përkundër garës së zjarrtë për ta zënë një vend në formacionin e parë të Juventusi, fituesi i Kupës së Botës ka arritur t’i bëjë 143 paraqitje për Juventusin gjatë pesë sezoneve të tij me klubin italian.

Pasi ka arritur ta fitojë titullin e Serisë A që katër sezone radhazi, për të është sugjeruar se mund ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër. Megjithatë, 33-vjeçari ka insistuar që ai nuk po e mendon largimin gjatë afatit kalimtar të verës.

Kur u pyet në Instagram për të ardhmen e tij, Khedira tha: “Kontrata ime me Juventusin skadon në vitin 2021. Unë ndihem shumë mirë në Itali dhe në skuadër”.

“Unë e kam gjetur një skuadër shumë të mirë dhe jam shumë i uritur të fitojë ende edhe shumë tituj të tjerë”.

“Tani kam më shumë vetëbesim në trupin tim dhe, për këtë arsye, nuk shoh asnjë arsye për ta ndryshuar ekipin. Jam shumë i lumtur në Juventus dhe në Torino”. /Gazeta Express/