Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thotë se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë.
Kjo vlen sidomos për rastin në Minab, ku një sulm amerikan pranë një shkolle vrau 168 persona, përfshirë rreth 110 fëmijë.
Irani thotë se shkolla u godit nga një raketë amerikane, por SHBA-të kanë mohuar përgjegjësinë ndërsa po hetojnë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Mojtaba Khamenei u emërua si udhëheqësi i ri suprem i Iranit më 8 mars.
Ai është pasardhësi i babait të tij, Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës mes SHBA-së dhe Iranit, më 28 shkurt.
Që nga emërimi i tij, ai nuk është parë në televizionin shtetëror dhe mesazhi i tij u lexua me zë nga prezantuesi.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...