Khabibi e kritikon Mayweatherin për meçin me Paul - Gazeta Express
string(49) "khabibi-e-kritikon-mayweatherin-per-mecin-me-paul"

Khabibi e kritikon Mayweatherin për meçin me Paul

Sporte tjera

Gazeta Express

23/06/2021 9:02

Floyd Mayweather mund t’i ketë fituar mbi 100 milionë dollarë nga meçi i boksit me yllit i YouTube, Logan Paul, por ish- kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, nuk i kishte bërë aspak përshtypje.

Mayweather e fitoi luftën, edhe pse nuk kishte fitues zyrtar, por nuk ishte testuar fare nga Paul, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Çfarë mund të them? Ata dolën për të bërë para. Ishte thjesht për biznes”, tha Khabib.

“Në atë luftë nuk ishte aspekt garues. Plakushi Mayweather u rikthye në ring, ata stërvitën dhe bënë para”, vazhdoi ai.

“Çfarë mund të them tjetër? Si ndihem për këtë? Ata vendosën të bëjnë para. A duhet t’iu them të mos bëjnë para dhe të mos luftojnë? Ata dolën në ring, bënë shou dhe i fituan sa para… dhjetëra milionë dollarë”, shtoi ai. /Gazeta Express/