KH Vëllaznimi tërhiqet nga garat, shkak kriza financiare që ka goditur klubin - Gazeta Express
string(76) "kh-vellaznimi-terhiqet-nga-garat-shkak-kriza-financiare-qe-ka-goditur-klubin"

KH Vëllaznimi tërhiqet nga garat, shkak kriza financiare që ka goditur klubin

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 22:01

KH Vëllaznimi ka vendosur të tërhiqet nga garat shkaku i krizës financiare me të cilën po përballet klubi tash e një kohë.

Kjo u bë ditur sonte nga klubi gjakovar, përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vendimi nga hendbollistët u mor pas ndeshjes së luajtur sonte ndaj Besa Famgas.

Komunikata e lëshuar nga KH Vëllaznimi (pa ndërhyrje):

“Te nderuar hendbolldashës, dashamirë e tifozeri :

Sonte mbas ndeshjes së KH Vëllaznimi ndaj KH Besa, dhe humbjes se thellë, lojëtarët murren vendim, që mos te vazhdojin garat.

Ky vendim është rrjedhojë e gjendjes shumë të keqe financiare të klubit që disa kohë, dhe pa asnjë shenjë pozitive për tê ardhmen e klubit.

Lojëtarët dhe trajnerët që shumë kohë zhvillojin stërvitjet dhe ndeshjet pa paga, dhe falë tyre, klubi vazhdon garat që dy stinorë.

Klubi falenderon të gjithë lojëtarët, trajnerët, stafin teknik, dhe gjithë ata që japën sado pak për ketë klub.

Falenderim i posaqëm shkon poashtu per Besmir Kusari, Arber Neziri dhe Menot Pozhegu, të cilët i dolën krah klubit te tyre”. /Gazeta Express/