KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë - Gazeta Express
string(93) "kgjk-shqyrton-pezullimin-e-punes-per-shkak-te-temperaturave-te-larta-ne-pallatin-e-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 14:18

KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 14:18

Në vendimin që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 27 qershor, ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës.

“Autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në vendimin që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar.

Sipas KGjK-së, pas marrjes së informatave dhe vlerësimeve të bëra lidhur me temperaturat e larta të vazhdueshme në Pallatin e Drejtësisë, dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së të punësuarve, është vendosur që kryetarët e gjykatave të lartpërmendura të ndërmarrin veprime konform këtij vendimi.