Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 352-të ka vendosur që të shpall konkurs për një pozitë të gjyqtarit në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, dhe tri pozita të tjera për nevojat e departamenteve të tjera.
Paneli pranë të cilit do të zhvillohen intervistat për një pozitë për gjyqtar në Departamentin Special ka këtë përbërje:
Ndryshe, pas propozimit për përbërje të këtij paneli, kërkoi fjalën anëtari Besnik Bislimaj, duke thënë se gjykatësi Durguti si pjesë e panelit vjen nga Supremja.
Për këtë, kryesuesi Zogaj sqaroi se gjykatësi Durguti gjendet në Gjykatën e Apelit si gjyqtar.
Ndërkaq, për tri pozita të tjera u vendos paneli me këtë përbërje:
Për këtë përbërje të panelit, e mori fjalën anëtari i Këshillit, Fahret Vellija, i cili tha se nga praktikat e mëhershme anëtar paneli ka qenë kryetari i gjykatës për të cilën është shpallur konkursi. Po ashtu, Vellija propozoi që anëtari Bislimaj të jetë pjesë e panelit pasi që vjen nga ajo gjykatë.
“Nga praktika e mëhershme e kemi pas kryetarin, po kisha propozu që gjyqtari Besnik të jetë pjesë e këtij komisioni”, tha Vellija.
Kurse, kryesuesi Zogaj tha se do të zhvillohet votim emër për emër të Komisonit, e për çka më pas Bilsimaj tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e panelit.
Po ashtu, Këshilli në këtë takim miratoi propozimin e mentorëve për gjyqtarët që po ndjekin trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë, si dhe bëri ndryshimin e planit të punës për Gjykatën Themelore në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, si dhe Gjykatën e Apelit.
Në këtë takim u dërguan për lirim nga detyra emrat e gjykatësve Rasim Rasimi, Zydih Haziri dhe Nushe Kuka-Mekaj, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.