Në mbledhjen e 351-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është miratuar raporti i Komisionit për përzgjedhjen e administratorëve të gjykatave, duke shpallur kandidatët e suksesshëm.
Sipas anëtares së Këshillit, Arjeta Sadiku, për Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Themelore në Gjilan duhet të rishpallet konkursi, pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për rekomandim për votim në Këshill, raporton Betimi për Drejtësi.
Tutje, Sadiku njoftoi se për Dhomat e Postashme të Gjykatës Supreme ka një ankesë, ndaj nuk mund të vazhdohet me përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm.
Ndërkaq, për Gjykatën Komerciale kandidati i suksesshëm është Kushtrim Gashi, për Gjykatën Themelore në Prizren: Ilir Cakaj, për Pejë: Arben Haskaj dhe Qëndresë Sadrija, dhe për Ferizaj: Vjosa Hasani dhe Kadishe Shabani.
Emrat e kandidatëve u vunë për votim dhe rezultuan:
Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kenë mandat 4-vjeçar.