KGJK avancon tre gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës - Gazeta Express
string(56) "kgjk-avancon-tre-gjyqtare-ne-gjykaten-supreme-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:23

KGJK avancon tre gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:23

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar raportin e Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Bazuar në raportin e Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, anëtarët e KGJK-së aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve:

Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, Faton Ademi dhe Faton Bajrami, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Kolegjin e Apelit të Agjensionit Kosovar të Pronës.

Mandati i këtyre gjyqtarëve do të fillojë nga data 1 tetor 2025.