Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një mesazhi zyrtar në rrjetet sociale.
Në urimin e tyre, KFOR thekson rolin e Shqipërisë si një aleate e rëndësishme brenda NATO-s dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në misionin paqeruajtës në Kosovë.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 shtetet kontribuuese në misionin e KFOR-it,” shkruan misioni, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin #StrongerTogether dhe #Albania.
Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009 dhe është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 10 vjetëve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...