KFOR'i stacionohet afër objekteve të Komunave në Veri - Gazeta Express
string(52) "kfori-stacionohet-afer-objekteve-te-komunave-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 7:39

KFOR’i stacionohet afër objekteve të Komunave në Veri

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 7:39

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit.

Prezenca e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku siç shkruan Kossev janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes.

Lexo Edhe:

Gjithashtu thuhet se janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan.

Edhe në Komunën e Zvecanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore.

Fotografitë të marra nga Kossev: