KFOR-i italian ofron ndihmë për shërimin e policit Artur Mrasori që u lëndua në aksionin e Zhurit - Gazeta Express
string(97) "kfori-italian-ofron-ndihme-per-sherimin-e-policit-artur-marasori-qe-u-lendua-ne-aksionin-e-zhurit"

Gazeta Express

30/01/2020 13:29

KFOR-i italian ofron ndihmë për shërimin e policit Artur Mrasori që u lëndua në aksionin e Zhurit

Gazeta Express

30/01/2020 13:29

Një ekip nga KFOR-it italian po e përcjell për së afërmi gjendjen shëndetësore të zyrtarit të Policisë së Kosovës, Artur Mrasori, i cili mbrëmjen e 28 janarit, u lëndua rëndë gjatë një aksionit antidrogë të Policisë, i cili po zhvillohej në Zhur të Prizrenit.

Zyrtarë të KFOR-it u panë sot në Klinikën Intensive të QKUK-së, të cilët po e përcjellin gjendjen e policit.

Ndërkohë për Express edhe prindi i Arturit ka konfirmuar se italianët kanë shprehur gatishmërinë për dërgimin e policit për në Romë.

Artur Mrasori u lëndua rëndë mbrëmjen e së martës gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërkaq përveç Arturit, edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë mbetën të lënduar. /Express/