KFOR vendos tabela përgjatë kufirit: Do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale - Gazeta Express
string(95) "kfor-vendos-tabela-pergjate-kufirit-do-te-ndihmojne-ne-uljen-e-rrezikut-te-kalimeve-aksidentale"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 8:26

KFOR vendos tabela përgjatë kufirit: Do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 8:26

KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit.

KFOR-i ka njoftuar se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.

“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së.Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. Vendosja e këtyre tabelave do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme. Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.