KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës - Gazeta Express
string(69) "kfor-i-vendos-shenja-te-reja-sinjalizuese-pergjate-kufijve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 21:24

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 21:24

Misioni i KFOR-it po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë.

Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Kufitare”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.