KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec - Gazeta Express
string(40) "kfor-i-mban-trajnime-evakuimi-ne-rahovec"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:10

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:10

Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dhe Ekipeve Ndërlidhëse të Monitorimit (LMT), zhvilluan trajnim evakuimi në komunën e Rahovecit.

“Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, që vepron si Forcë e Reagimit të Shpejtë (QRF), simuloi një skenar krize për të evakuuar një ekip austriak LMT”.

“Një trajnim i tillë synon të forcojë ndërveprimin dhe të rrisë gatishmërinë për të menaxhuar në mënyrë efektive situatat emergjente në zone”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.