KFOR-i falënderon Holandën për kontributin në sigurinë e Kosovës - Gazeta Express
string(64) "kfor-i-falenderon-holanden-per-kontributin-ne-sigurine-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

14/11/2025 8:06

KFOR-i falënderon Holandën për kontributin në sigurinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

14/11/2025 8:06

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Holandës, Desiree Bonis, në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se Ulutash dhe Bonis kanë biseduar për situatën në Kosovë.

“Takimi i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për kontributet e palëkundura dhe të vlefshme të Holandës në KFOR.

Advertisement
Advertisement
Advertisement