KFOR do t'i largojë sot kamionët e dëmtuar të barrikadave, për dy orë mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë – Jarinjë - Gazeta Express
string(113) "kfor-do-ti-largoje-sot-kamionet-e-demtuar-te-barrikadave-per-dy-ore-mbyllet-per-qarkullim-rruga-mitrovice-jarinje"

Lajme

Gazeta Express

05/01/2023 9:29

KFOR do t’i largojë sot kamionët e dëmtuar të barrikadave, për dy orë mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë – Jarinjë

Lajme

Gazeta Express

05/01/2023 9:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitet e KFOR’it do të largojnë kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”, raporton Express.

Për këtë shkak, Policia ka bërë me dije se nga mëngjesi një korsi e rrugës do të mbyllet për qarkullim, derisa në mesditë për dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë-Jarinjë.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim  në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun”, ka njoftuar Policia.

*Fotografia është ilustrim