Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitet e KFOR’it do të largojnë kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”, raporton Express.
Për këtë shkak, Policia ka bërë me dije se nga mëngjesi një korsi e rrugës do të mbyllet për qarkullim, derisa në mesditë për dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë-Jarinjë.
“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.
Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun”, ka njoftuar Policia.
*Fotografia është ilustrim