KFF Mitrovica është shpallur kampione e Kosovës në Superligën e femrave.
Mitrovicaset kanë fituar ndaj Dukagjinit në ndeshjen direkte për titull.
Mitrovica ka fituar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat prej 1-0.
Me 53 pikë, Mitrovica doli e para, një pikë më shumë se Dukagjini.
Për këtë rast, FFK-ja e ka uruar Mitrovicën për shpalljen kampion.
“Përgëzojmë KFF Mitrovica për fitimin e titullit të kampionit në Superligën e femrave dhe për arritjen e titullit të gjashtë në historinë e klubit.
Ky sukses i madh u vulos pas fitores vendimtare në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj konkurrentit kryesor për titull, KFF Dukagjini, një dëshmi e karakterit, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, stafit teknik dhe gjithë klubit.
KFF Mitrovica vazhdon të mbetet një ndër shtyllat e zhvillimit dhe promovimit të futbollit të vajzave në Kosovë, duke e ngritur nivelin e garës dhe frymën e kampionatit çdo sezon.
Urime titulli kampion për KFF Mitrovica, tifozerinë e saj besnike dhe për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Suksese të mëtutjeshme edhe në garat evropiane!”