KFF Mitrovica e mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(57) "kff-mitrovica-e-meson-kundershtarin-ne-ligen-e-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 18:10

KFF Mitrovica e mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Sport

Gazeta Express

24/06/2025 18:10

Futbollistet e klubit Mitrovica kanë mësuar tashmë kundërshtaren e tyre të parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës do të përballet fillimisht me ekipin Cliftonville Ladies nga Irlanda e Veriut.

Mitrovica do të jetë nikoqire e Grupit 6, ndërsa ndeshjen ndaj Cliftonville Ladies do ta zhvillojë më 30 qershor.

Nëse arrin të sigurojë fitore në këtë përballje, atëherë për të kaluar në raundin e dytë, do t’i duhet të mposht skuadrën gjeorgjiane, ËFC Lanchkhuti.

Mitrovica e mbylli sezonin 2024/25 si kampione e Superligës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ndërkohë që arriti edhe në finalen e Kupës së Kosovës, ku u ndal nga Dukagjini i Klinës./GazetaExpress/