KFF Mitrovica ankohet në Hajvalinë se po bën dallavere para përballjes së tyre në finale të Kupës
Futboll
Gazeta Express
15/05/2023 15:29
Klubi
i futbollit të femrave, Mitrovica e ka lëshuar një komunikatë befasuese para
ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.
Mitrovicasit
e kanë akuzuar kundërshtarin e finales, klubin e futbollit Hajvalia, të cilin e
kanë konsideruar të fortë vetëm jashtë fushës së blertë.
Mitrovicasit
e akuzojnë rivalin kryesor se fuqinë e tij e ka treguar në mënyrë josportive
dhe ndërkohë pretendojnë se Hajvalia po mundohet ta fitojë edhe lojën e së mërkurës
me dallavere.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e KFF Mitrovica. /Gazeta Express/