KF SHKËNDIJA nga Hajvalia me projekt ambicioz nga ky edicion i garave - Gazeta Express
string(69) "kf-shkendija-nga-hajvalia-me-projekt-ambicioz-nga-ky-edicion-i-garave"

Gazeta Express

14/05/2020 10:11

KF SHKËNDIJA nga Hajvalia me projekt ambicioz nga ky edicion i garave

Gazeta Express

14/05/2020 10:11

Klubi i Futbollit SHKËNDIJA nga Hajvalia i formuar në vitin 2017 deri më tani ka operuar vetëm si shkollë të futbollit, ndërsa nga ky edicion do të jetë pjesë e garave me të gjitha grupmoshat, përfshirë ekipin e parë.

Drejtuesit e klubit për Gazeta Express kanë konfirmuar se klubi tashmë ka filluar një projekt të ri. Ndërtimin e një klubi të madh, i cili do të e kthej dinjitetin e futbollit në Hajvali dhe do të jetë mundësi e jashtëzakonshme për të rinjët dhe bashkëqyetarët tanë.

Nga ky sezon do të jemi pjesë e garave zyrtare me të gjitha kategoritë e shkollës së futbollit dhe të ekipës së parë (seniorëve). Gjithashtu, jemi në fazë të konsolidimit të mirëfilltë të organeve drejtuese të klubit.

KF SHKËNDIJA, tashmë ka siguruar mbështetjen e korporatës M-Technologie (pjesë e Mabetex Group) e cila do të jetë sponsor i klubit në projektin e ri. Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali ka ngjallur entuziazem të jashtëzakonshëm në mesin e komunitetit të Hajvalisë, veçanërisht te sportistëve.

Naser Gashi, drejtor sportiv i klubit ka konfirmuar se ka filluar një interesim i jashtëzakonshëm i të gjitha grupmoshave të jenë pjesë e klubit, ndërsa në ditët në vijim do të hapim edhe procesin e regjistrimit për të gjitha kategoritë, ndërsa në momentin që do të lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive, do të fillojmë me stërvitje, tha Gashi.

Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë përmes kontakteve zyrtare të më poshtme.

Facebook: KF Shkendija

Instagram: shkendijakf

Mob: +383 (0) 44 444 430

Email: [email protected]