KF Shkëndija nga Hajvalia është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Dytë.
Kjo erdhi pas fitores në xhiron e fundit kundër Rilindjes, me rezultat 3:1.
Kësisoj, Shkëndija bashkë me Dinamon e Ferizajt, e cila e mbylli kampionatin në pozitën e dytë janë promovuar në Ligën e Parë për edicionin e ri garues 2023/24.