KF Prishtina e Re prezanton qendërmbrojtësin Arbër Prekazi - Gazeta Express
string(58) "kf-prishtina-e-re-prezanton-qendermbrojtesin-arber-prekazi"

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 17:31

KF Prishtina e Re prezanton qendërmbrojtësin Arbër Prekazi

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 17:31

KF Prishtina e Re ka konfirmuar afrimin e Arbër Prekazit, qendërmbrojtës me përvojë të gjatë në futbollin vendor. Klubi ka theksuar se eksperienca e tij do të jetë një ndihmesë e madhe për skuadrën, duke ofruar stabilitet dhe siguri në repartin defensiv.

Gjatë karrierës, Prekazi ka luajtur për klube të ndryshme kosovare, përfshirë KEK-un, Trepçën, Vushtrrinë, Hajvalinë, Besa Pejë, Ballkanin, Gjilanin dhe Malishevën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli 74.

Me ardhjen e tij te Prishtina e Re, klubi synon të forcojë mbrojtjen dhe të rrisë pjekurinë dhe eksperiencën në repartin defensiv.

KF Prishtina e Re i ka uruar mirëseardhjen Prekazit dhe shumë suksese me fanellën e bardhekaltër. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement