KF Pëllumbi Plast, fitues i turneut tradicional përkujtimor “Mehdi e Sylejman Bytyqi” - Gazeta Express
string(82) "kf-pellumbi-plast-fitues-i-turneut-tradicional-perkujtimor-mehdi-e-sylejman-bytyqi"

KF Pëllumbi Plast, fitues i turneut tradicional përkujtimor “Mehdi e Sylejman Bytyqi”

Futboll

Gazeta Express

17/04/2024 20:32

Klubi i futbollit Pëllumbi Plast është fitues i turneut tradicional dhe përkujtimor “Mehdi e Sylejman Bytyqi”, që u mbajt në Drenas, pasi e mposhti në finale KF Milazim Petrovën me rezultat 4:3.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja finale e turneut të futbollit të vogël, i cili i nderon dhe kujton dy heronjtë e kombit, Mehdi e Sylejman Bytyqi, të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, pikërisht më datën 16 prill, në vitin 1999.

Lexo Edhe:

Turneu “Mehdi e Sylejman Bytyqi” është më i madhi në tradicional e përkujtimor në Kosovën e pasluftës.

Vendi i dytë i takoi klubit të futbollit Milaim Petrova, kurse vendi i tretë KF Pumi Dent.

Ekipi më “fair-play” ishte KF Xhavit Kozhani – Burgia, lojtari më i mirë i turneut u shpall Ermal Maqaj, kurse portieri më i mirë i turneut, Bajram Ramadani.

Organizatorët e turneut patën falënderime për ata që e mundësuan organizimin e tij dhe i falënderuan personalitetet që ishin prezente për ta nderuar dhe respektuar këtë turne përkujtimor.

“Faleminderit për praninë Kryetar i Komunës së Drenasit Z.Ramiz Lladrovci , i nderuar Z.Ragip Xhaka (babai i dy super yjeve te futbollit shqiptar Granitit e Taulantit ) , i nderuar Kryetar i Komunës së Malishevës Z.Ekrem Kastrati , i nderuar deputet Z.Ferat Shala , i nderuar deputet Z.Gani Krasniqi, i nderuar nipi i Rifat Jasharit, i nderuar Z.Bislim Zogu, zyrtar komunal të komunës së Lipjanit dhe ju të gjithë që ishit të pranishëm!”, shkruan organizatori i turneut.

“Faleminderit gjithë atyre që kontribuan në realizimin e Turnirit Tradicional Madhështor “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI” tashmë turniri më i madh në rajon e një ndër Turnirat më të mëdhenj në Kosovë, sepse pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundshme realizimi i një ngjarje te tillë”, shton Këshilli Organizativ i turneut.

“Faleminderit nga zemra secilit person, biznes, bashkëatdhetarë,veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më së shumti ju sportisë të dashur, që keni kontribuar që kjo ngjarje të marrë një vëmendje mbarëkombëtare”, shkruan tutje organizatori.

Mbrëmë ishte një super-natë me super emocione, në një super atmosferë, të cilën e krijuan një numër jashtëzakonisht i madh i shikuesve.

Organizimi ishte ashtu siç i ka hije një ngjarjeje si kjo, sepse heroizmi i dëshmorëve të kombit na detyron që ta përkujtojmë e nderojmë veprën e sakrificën e tyre.

Shtatë ekipe e kërkuan finalen e madhe në ditën e fundit, ndërsa në këtë turne morën pjesë shumԯ skuadra me yjet e futbollit dhe të futsallit kosovar, që u përballën mes vete për të rrugëtuar drejt titullit kampion.

Ky turne tradicional përkujtimor nisi më 1 prill dhe u mbyll më 16 prill. /Gazeta Express/