KF Llapi ka njoftuar për strukturën udhëheqëse për sezonin e ardhshëm – 2023/24.
Klubi nga Podujeva bëri të ditur se ka filluar me hapat e organizimit për sezonin e ardhshëm, pasi që sezonin 2022/23 e vlerësuan si të dështuar, shkruan Gazeta Express.
Mes tjerash, shihet se Tahir Batatina është emëruar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, si dhe është anëtar i Bordit.
KF Llapi nuk e sqaroi nëse prej sezonin të ardhshëm do të kenë trajner të ri, apo se do të vazhdojnë me Batatinën.
Llapjanët gjithashtu paralajmëruan edhe ndryshime të tjera.
/Gazeta Express/