Kevin Duran dhe 3 lojtarë të tjerë të NBA-së me koronavirus - Gazeta Express
string(59) "kevin-duran-dhe-3-lojtare-te-tjere-te-nba-se-me-koronavirus"

Gazeta Express

17/03/2020 23:05

Kevin Duran dhe 3 lojtarë të tjerë të NBA-së me koronavirus

Gazeta Express

17/03/2020 23:05

Kevin Durant dhe tre lojtarë të tjerë të Brooklyn Nets janë infektuar me Covid-19, duke e çuar në gjashtë numrin e të prekurve me koronavirus në NBA.

Emrat e katër basketbollistëve të tjerë nuk janë bërë publik në njoftimin e ekipit, por Durant doli publikisht shumë shpejt për të folur për gjendjen e vet shëndetësore, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Bëni kujdes të gjithë, kujdesuni për veten dhe qëndroni brenda. Do ta tejkalojmë edhe këtë”, tha Durant.

Të gjithë katër lojtarët e Nets, përfshirë Durantin, janë në karantinë. Vetëm njëri prej katërve është duke shfaqur simptoma.

Në total, shtatë basketbollistë të NBA-së janë prekur nga koronavirusi. Rudy Gobert ishte i pari, i ndjekur nga bashkëlojtari i tij në Utah Jazz, Donovan Mitchell dhe ylli i Detroit Pistons Christian Wood.

NBA-ja vendosi ta ndërpresë sezonin javën e kaluar, me shpresë se do të mundë ta rinisë atë në mes apo fund të muajit qershor. /Gazeta Express/