Këtyre moshave u takojnë 8-viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(65) "ketyre-moshave-u-takojne-8-viktimat-e-sotme-te-covid-19-ne-kosove"

Këtyre moshave u takojnë 8-viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 15:45

4 burra dhe 4 gra kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga Istogu.

Lexo Edhe:

Viktima janë edhe 2 burra dhe 1 grua të moshës 60-69 vjeçare nga Prizreni, Lipjani dhe Prishtina.

4 viktima janë nga Gjakova, Obliqi, Prishtina dhe Peja dhe janë të moshës 70-79 vjeçare.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 68 raste të reja me COVID-19.

Më së shumti raste të reja ka raportuar Ferizaj gjithsej 11, pastaj Prishtina 10 dhe Podujeva 8.