Këtu e keni horoskopin javor nga 02 – 09 dhjetor - Gazeta Express
string(46) "ketu-e-keni-horoskopin-javor-nga-02-09-dhjetor"

Këtu e keni horoskopin javor nga 02 – 09 dhjetor

Gazeta Express

02/12/2019 8:50

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme

Lexo Edhe:

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Në vend të parë do të jenë financat, posaçërisht çdo gjë që ka të bëjë me kredinë. Keni vendosur që më shumë të hyni borxh. Mos u mbytni në borxh për t’i reduktuar ato në minimum. Në punë mbisundon harmonia dhe puna ekipore.

Shëndeti: Shmangni mundimet fizike.

Dashuria: Nëse jeni në borxhe të mëdha, personi i dashur nga ju kërkon përkrahje, sepse ka frikë për shkak të financave. Ata të cilët janë të lirë, përpiqen të vlerësojnë personin të cilin e kanë njohur kohë më parë.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Po punoni me zell mirëpo po ju pengon situata të cilën nuk e keni planifikuar. Përpiquni që t’u përshtateni rrethanave dhe improvizoni.

Shëndeti: Janë të mundshme procese përflakjeje të traktit të urinimit.

Dashuria: Janë të mundshme konfliktet me personin e dashur dhe është e domosdoshme që të përmbaheni nga konfliktet. Demat e lirë do të jenë të interesuar për personin i cili është i lindur në shenjën e ujorit të horoskopit.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Jeni energjikë dhe të vendosur të bëni një hap përpara. Organizimi i shkëlqyeshëm është gjysma e punës, mirëpo ritmin tuaj vështirë e ndjekin bashkëpunëtorët, prandaj janë të mundshme konflikte.

Shëndeti: Nervozë e fshehur.

Dashuria: Pjesëtarët e zënë të shenjës suaj janë në marrëdhënie të harmonishme me partnerin. Po bisedoni për planet e së ardhmes së afërt. Nëse jeni të lirë, janë të mundshme afera me personin i cili është diç më i vjetër se ju.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Aspekti i volitshëm i Marsit në shenjën tuaj të horoskopit i kontribuon realizimit të lehtë të qëllimeve të caktuara.

Shëndeti: Çdo gjë është në rregull.

Dashuria: Sado që po përpiqeni t’i përkushtoheni personit të dashur, sepse jeni të vetëdijshëm për pakënaqësitë të cilat po i shfaq partneri, nuk po arrini në këtë drejtim sepse tani veten e keni në plan të parë. Gaforret e lira do të fillojnë të flirtojnë, pastaj edhe komunikim më serioz me person karizmatik.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Tashmë një kohë po ndieni presion në këtë sferë, mirëpo disa gjëra pozitive do të dalin në shesh në ditët e ardhshme dhe shenjës suaj do t’u mundësojnë zgjidhje më të lehtë të pengesave në të cilat rregullisht po hasni.

Shëndeti: Verifikoni hormonet.

Dashuria: Luanët e zënë do të fillojnë të flirtojnë me personin të cilin e njohin nëpërmjet punës. Kujdes. Nëse ende jeni të lirë, ju nevojitet një kohë që ta vlerësoni personin i cili para pak kohësh ka hyrë në jetën tuaj.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Situata në sferën e punës është e qëndrueshme andaj do t’i përkushtoheni familjes. Humori i ndryshueshëm brenda familjes do t’ju pengojë, andaj do të përpiqeni ta përmirësoni.

Shëndeti. I qëndrueshëm.

Dashuria: Planeti i dashurisë është në aspektin e volitshëm me shenjën tuaj dhe ky është rasti që ta përmirësoni edhe më tej dhe ta harmonizoni edhe më shumë marrëdhënien me personin e dashur. Virgjëreshat e lira do të përtërijnë kontaktin me ndokënd nga e kaluara e afërt.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Jeni të motivuar kur është fjala për fitimet, andaj ato do të jenë në fokus në ditët e ardhshme. Po përpiqeni të gjeni burim plotësues të të ardhurave, ndërkaq tani për tani kjo gjë do të jetë vetëm si ide, e cila më vonë do të materializohet.

Shëndeti: Pa probleme.

Dashuria: Peshoret e zëna do të balancojnë midis punës dhe jetës private. Partneri ka mirëkuptim për ju. Nëse jeni të lirë, në afërsi të shtëpisë janë të mundshme njohje me personin nga vendi fqinj.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Pas një periudhe të gjatë të vetmisë po ktheheni në jetën normale. Keni grumbulluar energji të mjaftueshme dhe tani është koha të filloni plotësimin e planeve tuaja. Do keni sukses në këtë drejtim.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit është në nivel të lakmueshëm. Nëse jeni të lirë, mendoni intensivisht për dashurinë, ndërkaq po ju jepet rasti që të filloni një lidhje e cila do të fillojë me korrespondencë.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Përpiquni të shmangni debatet serioze me kolegët dhe me eprorët dhe shmangni konfliktet. Keni gjithmonë përshtypjen që dikush po punon pas shpinës suaj.

Shëndeti: Apetiti i shtuar dhe dëshira për ëmbëlsira.

Dashuria: Nëse jeni të zënë, preokupimi kryesor i lidhjes suaj janë financat. Shkaqet janë shpenzimet e paplanifikuar të cilat po ju shkaktojnë telashe. Pjesëtarët e lirë të shenjës suaj tërheqin vëmendjen e personit i cili ka karakteristikat e Demit apo të Bricjapit.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Financat ju janë gjithnjë e më të mira dhe frika juaj ngadalë po fashitet.Janë të mundshme avancime si dhe ngritje page. Disa pjesëtarë të shenjës suaj gjithnjë e më shumë mendojnë për punën private, idetë mund të realizohen.

Shëndeti: Apetit i shtuar.

Dashuria: Keni nevojë për përkrahje apo mbështetje morale nga personi i dashur, mirëpo po hasni në pengesa. Nëse jeni të lirë, në javët e ardhshme do t’ju ndodhë dashuria.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Po përpiqeni të fusni ndonjë ndryshim në punë, mirëpo nuk do ta keni përkrahjen e kolegëve, sepse ata dëshirojnë të qëndrojnë në zonën e rehatisë. Për këtë shkak do të nevrikoseni.

Shëndeti: Nervozizmi dhe pagjumësia për shkak të tensioneve.

Dashuria: Planeti i dashurisë është në fushën tuaj të sekreteve dhe kjo do t’u kontribuojë dyshimeve ndërmjet jush dhe partnerit. Besimi aktualisht është në nivel të ulët, mirëpo ka gjasa të përmirësohet. Ujorët e lirë do të hyjnë në lidhje sekrete nga largësia.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Keni ndjenjë të mirë në lidhje me planet, ndërkaq ndjenja juaj nuk mashtron. Në shtatë ditët e ardhshme do të arrini të realizoni planifikimet ,ndërkaq në këtë drejtim do t’ju ndihmojë një person i gjinisë femërore. Financat janë të kënaqshme.

Shëndeti: Qarkullim i dobët i gjakut.

Dashuria: Partneri do të insistojë në komunikim më të mirë dhe ju do t’i bindeni në këtë drejtim. Pjesëtarët e lirë të shenjës suaj do të mund të fillojnë romancë me ndonjë nga miqtë.