Këto ushqime ju ndihmojnë të keni shëndet të mirë oral - Gazeta Express
string(54) "keto-ushqime-ju-ndihmojne-te-keni-shendet-te-mire-oral"

Këto ushqime ju ndihmojnë të keni shëndet të mirë oral

Gazeta Express

10/06/2020 17:07

Krahas pastrimit dhe mirëmbajtjes adekuate të dhëmbëve, ekzistojnë disa ushqime të cilat na ndihmojnë të mbajmë një shëndet të mirë oral. Disa nga këto produkte janë:

Mollët– një mollë në ditë, ju mban larg dentistit. Mollët janë një nga produktet të cilat veprojnë si pastrues natyralë të dhëmbëve. Ato ndihmojnë në pastrimin e pllakave të dhëmbëve dhe e pastrojnë gojën nga mikrobet.

Lexo Edhe:

Limoni dhe portokalli- janë dy produkte të tjera, që ju ndihmojnë të mbani një higjienë sa më të pastër orale. Këto fruta përmbajnë vitaminë C, që ndihmon në luftimin e infeksioneve në gojë si dhe parandalon kavitetin e mishrave të dhëmbëve.

Dredhëzat– krahas benefiteve të mëdha që dredhëzat kanë për shëndetin, ato kanë efekt pozitiv edhe për shëndetin oral. Dredhëzat përmbajnë acid malik, që është enzimë zbardhuese.

Patatet e ëmbla– të pasura me shumë vitamina, konsumimi  i patateve të ëmbla ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve si dhe zbardhimin e tyre./Gazeta Express