Këto shenja paskan shumë fat sot - Gazeta Express
string(32) "keto-shenja-paskan-shume-fat-sot"

Gazeta Express

11/02/2020 7:42

Këto shenja paskan shumë fat sot

Gazeta Express

11/02/2020 7:42

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 11 shkurt

Dashi

Lexo Edhe:

Mendoni pozitivisht nëse po përpiqeni të luftoni me një fobi, përndryshe nuk do të mund t’ia dilni mbanë. Sa i përket anës financiare, ka gjasa që të fitoni para nga një burim që nuk e kishit menduar më parë. Nuk përjashtohet mundësia e një debati me partnerin/partneren tuaj.

Demi

Përpiquni të shihni anën e mirë të gjërave. Ekziston mundësia që pritshmëritë tuaja të realizohen lidhur me një çështje të caktuar. Një ngrënç në aspektin financiar ka gjasa që të zgjidhet falë ndihmës së miqve tuja. Beqarët e kësaj shenje do të ndihen të lumtur, pasi ka gjasa që dikush t’ju propozojë.

Binjakët

Duke qëndruar nën shoqërinë e të afërmve tuaj, do të ndiheni të lehtësuar dhe do të çliroheni nga tensioni i ditës së sotme. Një mik i vjetër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare. Anëtarët e familjes suaj do të tregohen mbështetës ndaj pikëpamjeve tuaja.

Gaforrja

Bëni kujdes për shëndetin. Gjithashtu, tregohuni të kujdesshëm me artikujt e rëndësishëm në punë, pasi ka gjasa që një prej tyre të dëmtohet. Atmosfera festive në familje mund të lehtësojë tensionin tuaj. Sjella arrogante ndaj personit që dashuroni fort mund të sjellë probleme serioze në marrëdhënien tuaj romantike.

Luani

Personi juaj i zemrës do përpiqet maksimalisht t’ju bëjë të lumtur. Ka gjasa që të keni nevojë për konsultë lidhur me kursimin e parave. Nuk përjashtohet mundësia e një debati me një të moshuar.

Virgjëresha

Nuk do të mund të ecni përpara, nëse bëheni pesimist. Problemet financiare do t’ju bëjnë që të humbni aftësinë për të menduar në mënyrë konstruktive. Mos merrni vendime të nxituara, për të cilat do të pendoheni së shpejti.

Peshorja

Ekziston mundësia që dikush t’ju surprizojë sot duke ju vizituar në shtëpi. Bëni kujdes, pasi sjellja juaj dominuese ndaj anëtarëve të tjerë të familjes do të sjellë vetëm telashe mes jush. Nuk është koha e duhur për të bërë shpenzime të tepërta.

Akrepi

Keni shumë nevojë për disa ditë pushim, për t’u çlodhur plotësisht fizikisht. Mos vini interesin në pikë në parë, kur bëhet fjalë për miqtë. Shmangni një hap të nxituar në dashuri.

Shigjetari

Do të keni kohë mjaftueshëm gjatë kësaj të marte për t’ia kushtuar vetes. Gjithashtu, do të tërhiqni maksimalisht vëmendjen e dikujt. Do të ishte e udhës të hiqnit dorë njëherë e përgjithmonë nga një zakon i vjetër.

Bricjapi

Gjendja juaj shëndetësore do të jetë e mirë. Rekomandohen investime por kërkoni këshillat e duhura. Një lajm nga një i afërmi juaj mund t’ju ndriçojë ditën. Tregohuni sa më origjinal kur të dilni me partnerin/partneren tuaj.

Ujori

Kushtojini kohën e duhur familjes suaj. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet. Përzgjidhni fjalët me kujdes kur flisni me njerëz të rëndësishëm. Mund të çuditeni nga sjellja e partnerit/partneres suaj.

Peshqit

Ekziston mundësia ta teproni me ushqimin, çfarë mund të sjellë një gjendje të pakëndshme për ju sot. Nuk përjashtohet mundësia që sot të shlyeni përfundimisht një borxh, që ju ka munduar prej kohësh. Mbani distancë nga personat që nuk i njihni mirë.