Këto matematika e kualifikojnë Shqipërinë edhe me barazim ndaj Spanjës - Gazeta Express
string(70) "keto-matematika-e-kualifikojne-shqiperine-edhe-me-barazim-ndaj-spanjes"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2024 18:10

Këto matematika e kualifikojnë Shqipërinë edhe me barazim ndaj Spanjës

Futboll

Gazeta Express

22/06/2024 18:10

Shqipëria momentalisht është me gjasa të mëdha për t’u kualifikuar tutje edhe me një barazim eventual ndaj Spanjës, që e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë

Kuqezinjë gjenden në mesin e katër ekipeve më të mira nga vendi i tretë, të cilat do ta sigurojnë nga një biletë për në të tetën e finales.

Lexo Edhe:

Në bazë të matematikave, ekipin e Sylvinhos mund ta çojë tutje edhe një barazim në duelin e vështirë me Spanjën, shkruan Gazeta Express.

Por, për të arritur këtë, duhet që të dalin dy nga tri matematikat në vijim:

1. Skocia barazon me Hungarinë në grupin A.

2. Anglia e mposht Slloveninë minimalisht 1:0 ose me dy gola e më shumë dhe Danimarka fiton ndaj Serbisë, ose Serbia e mposht Danimarkën me dy gola epërsi në grupin C. Edhe barazimi mes Danimarkës dhe Serbisë na konvenon, nëse Serbia ka më pak gola të shënuar se Shqipëria.

3. Turqia e mposht Çekinë, ose barazon dhe Çekia përfundon grupin me më pak gola të shënuar se Shqipëria dhe Portugalia e mposht ose barazon me Gjeorgjinë në grupin F.

/Gazeta Express/