Këto janë ushqimet e zakonshme që janë të vështira për t’u tretur - Gazeta Express
string(64) "keto-jane-ushqimet-e-zakonshme-qe-jane-te-veshtira-per-tu-tretur"

Këto janë ushqimet e zakonshme që janë të vështira për t’u tretur

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

13/12/2023 20:02

Tretja është një proces themelor për trupin tonë, duke na lejuar të thithim lëndët ushqyese që na nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm.

Megjithatë, ka disa ushqime që mund të jenë të vështira për t’u tretur për disa njerëz, duke shkaktuar simptoma të tilla si fryrje barku, gazra, ngërçe dhe vjellje.

Lexo Edhe:

Ushqimet e pasura me karbohidrate- Orizi, makaronat etj janë ushqime të pasura me karbohidrate dhe për këtë arsye të dëmshme për trupin sepse shkaktojnë rritje të inflamacionit.

Ushqim i përpunuar- Ushqimet e përpunuara irritojnë zorrët me praninë e aditivëve dhe konservuesve të panevojshëm. Këto ushqime gjithashtu shkaktojnë gazra, fryrje dhe ngërçe. Shembuj të ushqimeve të përpunuara janë buka, djathi ose fasulet e konservuara etj.

Ushqim i skuqur- Trupi ka vështirësi në tretjen e ushqimeve të skuqura, të cilat mund të shkaktojnë diarre, fryrje dhe kapsllëk.

Ushqim pikant- Ushqimi pikant shkakton fryrje, urth, refluks acidi dhe madje edhe dhimbje stomaku. Shmangni këto ushqime veçanërisht në darkë.

Ëmbëltues artificialë- Sorbitoli është një nga ëmbëltuesit artificialë më të zakonshëm, i përdorur shpesh për të ëmbëlsuar çamçakëzin dhe ushqimet dietike. Ky ëmbëltues mund të shkaktojë gazra, fryrje dhe diarre tek ata që hanë ushqimet në të cilat përmbahet.