Këto janë top 10 kompanitë vendore me qarkullimin më të madh gjatë vitit 2025 - Gazeta Express
string(78) "keto1-jane-top-10-kompanite-vendore-me-qarkullimin-me-te-madh-gjate-vitit-2025"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 21:06

Këto janë top 10 kompanitë vendore me qarkullimin më të madh gjatë vitit 2025

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 21:06

Në emisionin EURO n’T7 janë realizuar të dhëna ekskluzive të përgatitura nga kompania Data4X edhe për nevoja të emisionit, për sektorët kryesorë ekonomikë në vend.

Në këtë top 10-she shumica e kompanive janë me kapital të brendshëm apo thënë ndryshe me pronar kosovar.

Në bazë të këtyre të dhënave del se kompania turke, Kosovo Calik Limak Energy, është kompania më e madhe në vend me qarkullim, ku krahasuar me vitin e kaluar qarkullimi i saj është rritur për 19% apo nga 366 milionë në 2024 në 437 milionë euro në 2025.

Në vendin e dytë është VivaFresh Store me 393 milionë, pastaj ELKOS me 247 milionë, HIB Petrol me kompanitë e tjera të përbashkëta me 236 milionë, Proex (Intrex) 235 milionë, Ex FIS me 220 milionë, KEK me 200 milionë, Noa Energy Trade me 185 milionë, Bucaj me 175 milionë dhe hyrja e re në top 10-she, AlbaPetrol Group 162 milionë euro.

Duke u bazuar në këto të dhëna del se biznesi kryesor i zhvilluar në 2025 është ai me energji, derivate dhe shitja me pakicë.

Për ekspertin financiar, Kushtrim Ajvazi, rritja e kompanive me kapital vendor është lajm shumë i mirë.

“Është një storie e mirë që po rriten rrjetet zinxhirore të marketeve sepse me vete po i bartin edhe prodhimet vendore. Suksesi i jashtëzakonshëm është VivaFresh Store që është hyrë në Shqipëri dhe Maqedoni dhe me vete ka marrë edhe produkte të prodhuesve vendorë”, ka thënë Ajvazi.

Në anën tjetër edhe Shpend Ahmeti nga Data4X ka thënë se rritja e zinxhirit të marketeve ka pasur ndikim në rritjen e prodhimeve vendore.

“Zinxhiri i marketeve është duke kontribuar shumë në rritjen e prodhuesve vendorë, në bazë të të dhënave tona vetëm tek VivaFreshi rreth 30% e produkteve që ky zinxhir i marketeve shet, prodhime që hyjnë në shportën e konsumatorit, janë prodhime vendore”, ka thënë Ahmeti.

Sot në Kosovë janë mbi 25 kompani që brenda vitit bëjnë qarkullim mbi 100 milionë euro, derisa jo shumë kohë më parë nuk kanë qenë as 10-të.

Advertisement
Advertisement
Advertisement